C'farë është Agouti?

Agouti është një platformë webi e dizenjuar për të mbështetur projektet specifike pilote lokale brenda cdo shteti me qëllimin e përdorimit të pamjeve të gjitarëve për të vlerësuar numrin dhe shpërndarjen e specieve të ndryshme.

Autor: P Palencia/SaBio-IREC 

Përse duhet ta përdor?

Na ndihmoni të përdorim imazhet e kamerave kurth në mënyrë që ti japim përgjigje pyetjeve të rëndësishme mbi popullatën e gjitarëve.

Agouti përdor qasje moderne dhe të pastër, e cila është e drejtuar tek produktiviteti. Gjithëkush mund ta përdorë me pak trajnim. Videot janë të disponueshme për të demonstruar aspekte të ndryshme të sistemit.

Aplikacioni punon i bashkërenduar me të gjithë përdoruesit për të menaxhuar në mënyrë efikase të gjitha të dhënat e ndryshme që vijnë.

Të dhënat janë organizuar duke përdorur formate të standartizuara ndërkombëtare dhe mund të shtohen në arkiva ose software të tjerë për tu analizuar në një tjetër moment.

Ju mund ta përdorni aplikacionin për të trajnuar ekipin tuaj ose për të punuar me kërkues të tjerë shkencorë.

 

Cilat janë përfitimet e përdorimit?

Njohuritë tona mbi shumicën e gjitarëve janë akoma të limituara. Edhe pse ka studime shumë të detajuara mbi biologjinë e gjitarëve, inforamcioni përqëndrohet në zona shumë të vogla. Është e rëndësishme të zmadhohen zonat e studimit, në mënyrë që të kemi më shumë informacion mbi gjitarë specifikë në mjedisin e tyre të gjerë.

Ne do të mund të verifikojmë informacionin që na dërgoni me ndihmën e ekspertëve dhe pjesëtarëve të tjerë të komunitetit shkencor. Ky informacion i kolauduar do të dërgohet në një arkivë dixhitale të Global Biodiversity Information Facility (GBIF) si dhe pranë Autoritetit Europian i Sigurisë Ushqimore (EFSA), të cilat kërkuesit shkencor do ti përdorin për ti dhënë përgjigje pyetjeve mbi ruajtjen e specieve.

C'farë është GBIF?

GBIF- Global Biodiversity Information Facility (Qëndra Globale e Informacionit mbi Biodiversitetin) – është një network ndërkombëtar dhe një fondacion kërkimor I krijuar nga qeveritë në botë dhe ka për qëlllim sigurimin e cdo informacioni mbi llojet e jetës në Tokë tek I cili të kihet akses I lire nga të gjithë.

Një pjesë e rëndësishme e misionit të GBIF-se është promovimi i një kulture në të cilën njerëzit njohin benefitet e publikimit të të dhënave me akses të lire nga kushdo.

Duke e bërë informacionin tuaj të aksesueshëm nëpërmjet GBIF, ju do të kontribuoni në rritjen e njohutive globale mbi biodiversitetin, dhe gjithashtu në zgjidhjet të cilat promovojnë ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm.

Duke e bërë informacioni tuaj të disponueshëm, bazat e të dhënave nga e gjithe bota do të kombinohen dhe në këtë mënyrë kërkuesit do të mund të punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët

Përse tek EFSA (Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore) ?

Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore (EFSA) i siguron Komisionit Europian dhe publikut të gjerë këshillim shkencor të pavarur mbi sigurinë ushqimore dhe risqet në zinxhirin ushqimor. EFSA do të mbledhë informacion mbi shpërndarjen dhe numrin e gjitarëve të egër në mënyrë që të vlerësojë risqet e lidhura me sëmundjet të cilat ndikojnë mbi jetën e egër, kafshët dhe njerëzit.

Si mund ta përdor?

Agouti është dizenjuar për të menaxhuar dhe procesuar lehtësisht imazhet dhe të dhënat nga kamerat kurth. Qëllimi kryesor është mbledhja e të dhënave, standartizimi dhe bërja e të dhënave e disponueshme për një komunitet të gjerë shkencëtarësh. Agouti ka një koleksion të projekteve nga organizata dhe individë. Projektet janë koleksione si, seri fotosh/videosh që vijnë nga një kamera kurth e vetme në një vendndodhje e caktuar – të cilat ndajnë një protokoll të caktuar.

Projektet punohen nga pjesëmarrës në gjashtë role të ndryshme. Roli kryesor është ai i Principal Investigator, i cili ka kontroll të plotë mbi projektin, dhe roli më i ulët është ai i vullnetarit, i cili mund të shikojë foto të cilat janë ngarkuar. Një përdorues mund të ketë role të ndryshme në projekt. Përmbajtja e projekteve nuk është e dukshme për të tjerët. Marrja e vendimeve janë në nivel projekti.

Pjesëmarrësit në projekt ngarkojnë të dhënat nga kamerat e tyre kurth dhe fusin vendndodhjen në mënyrë manuale. Agouti më pas importon imazhet, datat, kohën dhe të dhëna të tjera nga imazhet dhe përdor sensing kohor për të grupuar imazhet në sekuenca të cilat përfaqësojnë të njëjtin event (për shembull kalimin e një kafshe). Imazhet kalojnë në një sistem njohjeje automatike për të identifikuar sekuecat që përmbajnë njerëz. Këto sekuenca lihen mënjanë për arsye privatësie. Sekuencat e mbetura analizohen nga analistë të cilët analizojnë imazhet.

Të dhënat mund të eksportohen në mënyra të ndryshme. Ne po fusim mjete për të përmbledhur të dhënat e projektit në grafikë dhe tabela. Imazhet dhe të dhënat arkivohen në mënyrë të sigurtë në një server universiteti, mbi të cilat bëhet një proces backup-i në dy qendra të ndara. Linket për transferimin në një arkivë permanente – Zenodo – dhe tek GBIF do të shtohen. Drejtuesit e projektit do të zgjedhin të bëjnë të dhënat e aksesueshme për shekncëtarët.

Projekti do të bëjë të mundur që të dhënat të shpërndahen në mënyrë automatike duke promovuar edhe kontributin me GBIF ose EFSA, duke përdorur një deklaratë eksplicite në portalin e webit.

Qasja e Agouti për të modifikuar sekuencat e imazhit. Formulari në të djathë lejon analistin të shtojë një ose më shumë observime të secilës sekuencë imazhi. Slideri më poshtë imazhit lejon përdoruesin të lëvizë në imazh ose të luajë të gjithë sekuencën si një video-klip.

Kontakt

Agouti