FAQs-iMammalia

Kontrolloni folderin e spam duke qënë se disa server i dërgojnë aty e-mailet. Ju mund të aksesoni portalin duke përdorur linkun https://european-mammals.brc.ac.uk/.

Kujtohuni se përpara se të ngarkoni një regjistrim ju duhet të jeni regjistruar në faqen e internetit duke përdorur të njëtin fjalëkalim dhe emër përdoruesi që keni në aplikacion. Kontrolloni gjithashtu që ju nuk keni aktivizuar modalitetin e trajnimit. Ju mund të futeni në faqe duke përdorur këtë link: https://european-mammals.brc.ac.uk

Kur të instaloni aplikacionin është e rëndësishme që ju të autorizoni aksesin në kamera, GPS dhe memorie, në mënyrë që të përdoret ky informacion për të ngarkuar regjistrimet e gjitarëve

Duke përdorur të njëjtin fjalëkalim dhe emër përdoruesi të cilin ju e përdorni për aplikacionin, ju mund të hyni në portal duke përdorur këtë link: https://european-mammals.brc.ac.uk/

Jo, nëse ju nuk e dini cila specie është dhe ju bëni një fotografi ju mund ta dërgoni këtë informacion me aplikacion dhe verifikuesit do t’ju ndihmojnë në verifikim.

Nëse jeni në gjendje për të identifikuar specien e observuar ju mund të dërgoni regjistrimin dhe nëse na jepni detaje do të ishte shumë mire por nëse keni dyshime mund ta shkruani këtë në koment

Jo, iMammalia nuk mund të përdoret për video. Ju mund të bëni një pamje të ekranit të telefonit në të cilën mund të tregoni specien. Nëse ju vlerësoni se shikimi I videos është i rëndësishëm mund ta thoni këtë në koment dhe verifikuesit mund t’ju kontaktojnë në mënyrë që ata të shohin videon dhe të bëjnë verifikimin.

Jo, aplikacioni ka disa informacione mbi speciet të cilat mund t’ju ndihmojnë në verifikimin e tyre, dhe ju mund të zgjidhni specien që keni parë nëpërmjet fotografive të cilat ndodhen në aplikacion. Emrat nuk janë të domozdoshëm

Po, regjistrimet e kafshëve të vdekura mund të jenë të një interesi të vecantë për të identifikuar pikat e zeza (për shembull vdekjet nga aksidentet) ose për arsye epidemiologjike. Është e këshillueshme që ky informacion të dërgohet me sa më shumë detaje. Ligjërisht kafshët e gjuajtura nga gjuetia mund të raportohen.

Imazhet i përkasin autorëve që i kanë realizuar ato. Ju mund të shikoni më shumë detaje në politikat e privatësisë të aplikacionit https://european-mammals.brc.ac.uk/en/privacy-notice

Duke ndjekur premisën se shkenca e bazuar tek qytetarët duhet të jetë e aksesueshme nga të gjithë qytetarët, të dhënat e shpërndara nga përdoruesit e iMammalia dërgohen periodikisht tek GBIF, në mënyrë që të jenë të aksesueshme nga të gjithe përdoruesit apo kërkuesit të cilët duan ti konsultojnë

Po, ka disa gjuhë të disponueshme në aplikacion dhe ju mund ta ndërroni atë sipas dëshirës.

Kontrolloni nëse shteti apo rajoni juaj dalin në opsionet e aplikacionit. Nëse vendi juaj del ju mund të ngushtoni tabelat në pjesën e specieve më të shpeshta në vendin tuaj. Kjo mund t’ju ndihmojë në identifikimin e disa specieve.

Në aplikacion ka disa të hapësira të cilat ju lejojnë të regjistroni specie të dyshimta ose të panjohura

Disa specie nuk shfaqen sepse ato janë të vështira për tu identifikuar. Nëse ato nuk shfaqen në aplikacion, ju mund të indikoni cilit grup ato i përkasin dhe në koment të tregoni emrin e species.

Po, nga webi ju mund të rishikoni dhe editoni regjistrimet në mënyrë që të shtoni të tjera duke ndryshuar ose specifikuar specien, vendndodhjen etj….

Po, në tabelën e regjistrimeve duke klikuar tek observimet që ju keni ngarkuar do të shkoni në faqen e iMammalia. Mund t’ju kërkohet fjalëkalimi për të hyrë.

Për të korigjuar apo përmirësuar një informacion ju duhet ta bëni nga faqja duke aktivizuar ikonën për të bërë të mundur korigjimin.

Po, por fillimisht ju duhet të dërgoni një regjistrim në aplikacion me cilëndo specie dhe pastaj ta korigjoni atë nga faqja web duke ndryshuar të gjitha të dhënat që ju mendoni se janë të nevojshme

Po, nga moduli I editimit të specieve ju mund të indikoni nëse një specie është sensitive

Po, ju mund të ndryshoni emrin tuaj në sitin web të aplikacionit